SPORT, 10 Nëntor 2019, 21:39

VIDEO/ Skena të turpshme në Bundesligë, lojtari përplas në tokë trajnerin kundërshtar

VIDEO/ Skena të turpshme në Bundesligë, lojtari përplas
Frajburgu, ku luan edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, ka mposhtur me rezultatin 1-0, Aintraht Frankfurtin. Megjithatë ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur në minutat e fundit. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, lojtari i ekipit mik David Abraham, në përpjekje për të marrë topin, goditi trajnerin e Frajburgut, duke e përplasur këtë të fundit në tokë. Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët vendas që ishin në stolin e rezervave, duke nisur edhe një sherr mes tyre. Pas këtij episodi arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata. Për më shumë shikoni videon me përplasjen: