SPORT, 7 Nëntor 2019, 23:24

Liga e Europës / Sevilja dhe Sëlltik të kualifikuar, italianet komplikojnë vetë rrugën e tyre

Liga e Europës / Sevilja dhe Sëlltik të kualifikuar, italianet

Sevilja është zyrtarisht skuadra e parë që kualifikohet më tej në Ligën e Europës. Fitorja e sotme 5-2 në fushën e Dudelanzh ka bërë që skuadra spanjolle të kalojë në turin tjetër të aktivitetit ku ajo mban rekordin për trofe të fituar.

Ndërkohë, bëhet thuajse i pamundur kualifikimi i Lacios që është mundur në shtëpi nga Sëlltiku dhe është shumë pranë lamtumirës nga ky turne. Skuadra e Strakoshës u mund me një gol në shtesë nga skocezët që u kualifikuan. Kurse Bazeli i Xhakës është tashmë kryesues i grupit dhe në pozita të favorshme për të siguruar vazhdimësinë me tej në këtë turne.

Surpriza ishte humbja e Eintraht Frankfurt përballë Standart Liezh, pasi rrezikon vazhdimësinë e skuadrës gjermane në këtë turne.

NDESHJET

GRUPI G

Rejnxhërs-Porto 2-0

Fejenord-Jang Bojz 1-1

GRUPI H

Espanjol-Ludogorets 6-0

Ferencvarosh- CSKA Moskë 0-0

GRUPI I

Oleksandria-St. Etien 2-2

Volfsburg-Gent 1-3

GRUPI J

B. Mynshengladbah-Roma 2-1

Volfsberger-Bashakshehir 0-3

GRUPI K

Braga-Beshiktash 3-1

Ullvërhempton-Slovan Bratislava 1-0

GRUPI L

Mançester Junajtid –Partizan Beograd 3-0

GRUPI A

APOEL-Karabak 2-1

Dudelanzh-Sevilja 2-5

GRUPI B

Kopenhagë-Dinamo Kiev 1-1

Lugano-Malmo 0-0

GRUPI C

Bazel-Getafe 2-1

Krasnodar-Trabzonspor 3-1

GRUPI D

LASK Linz-PSV 4-1

Rosenborg-Sporting 0-2

GRUPI E

CFR Kluzh-Ren 1-0

Lacio-Sëlltik 1-2

GRUPI F

St. Liezh-Eintraht Frankfurt 2-1