SPORT, 6 Nëntor 2019, 23:02

Foto/ CR7 i errët në fytyrë: zëvendësimi nuk u prit mirë

Kur tabella e zëvendësimit tregoi numrin 7, të gjithë u surprizuan. Jashtë Cristiano Ronaldo për ti hapur vend Dybala. Vërtetë shtatë minuta, por sic ishte e imagjinueshme portugezi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin nga tekniku Maurizio Sarri në sfidën e Champions në Moskë kundër Lokomotiv.

CR7 doli nga fusha i errët në fytyrë, duke ecur drejt pankinës pa i hedhur sytë nga tekniku. “Jashtë për një lodhje të aduktorit”, ka shpjeguar Sarri në fund të ndeshjes.