SPORT, 3 Nëntor 2019, 22:05

I theu këmbën kundërshtarit, Dele Alli tregon tronditjen e Son: Vetëm qan, nuk ngre kokën lart

I theu këmbën kundërshtarit, Dele Alli tregon tronditjen e Son:

Ndeshja mes Evertonit dhe Totenhemit sot ka parë një moment të tmerrshëm në fushën e lojës, pasi një ndërhyrje e Son të skuadrës londineze shkaktoi një dëmtim të rëndë të Andre Gomes, i cili theu këmbën. Lojtarët u tmerruan në fushë sapo panë pamjet dhe futbollisti u transportua me urgjencë në spital, ndërsa Son, dukshëm i tronditur, u largua nga fusha e lojës me karton të kuq.

Mesfushori korean e ka pasur shumë të vështirë të merrte veten edhe në dhomat e zhveshjeve, ashtu siç zbuloi pas ndeshjes Dele Alli.

“Nuk ishte pamje e këndshme, unë nuk desha ta shihja shumë se çfarë ndodhi por i uroj Andre Gomes një shërim të shpejtë. Ai është një futbollist fantastik.

Unë shkova në dhoma t zhveshjeve dhe Son është i tronditur, është në lot dhe nuk është faji i tij. Ai është një nga njerëzit më të sjellshëm që mund të njohesh dhe asnjëherë nuk do ta bënte diçka të tillë me qellim. Ai as nuk arrin të çojë kokën lart, pasi po qan shumë”, tregoi futbollisti i Totenhem situatën e koreano-jugorit pas momentit tronditës.

Ndërsa Mauricio Poçetino, në konferencën e tij për shtyp tregoi se për të qetësuar lojtarin, kishin ndërhyrë edhe futbollistët e Everton. “Dua të falënderoj publikisht kapitenin Simus Koleman, pasi ai erdhi në dhomat e zhveshjeve tona pas ndeshjes për të ngushëlluar Son”, shpjegoi trajneri i Totenhem në mbyllje të sfidës.