TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak vite më parë, Leiçesteri surprizoi botën duke fituar titullin kampion në Angli, pavarësisht se kishte rivalë të frikshëm si Siti, Liverpuli, Çelsi, Arsenali apo Junajtid. Të besuarit e Ranierit asokohe, triumfonin dhe duket se besimi është i madh për një përsëritje të historisë.
“Dhelprat” e kanë nisur mirë këtë sezon dhe e shohin veten në vendin e tretë në klasifikim. Ditën e sotme, ata mundën me rezultatin 0-2 Kristal Palas duke iu bashkuar Çelsit me nga 23 pikë teksa vetëm 2 pikë më shumë ka Mançester Siti i Guardiolës.
Xhimi Vardi arriti të shënonte një tjetër gol duke u ngjitur në krye të klasifikimit si golashënues me 10 të tillë, teksa tjetri u shënua nga Sojunçu. Ndërkohë, Totenhem ka hedhur një tjetër hap të gabuar, duke barazuar 1-1 ndaj Evertonit në transfertë. Golit të Dele Ali, Everton i është përgjigjur në minutën e 98 të takimit pas daljes me të kuqe të Son.