TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dyshja Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë ndër miqtë më të mirë të showbizit shqiptar dhe këtë e kanë shprehur gjithnjë, madje shpeshherë e quajnë njëri-tjetrin motër dhe vëlla.
Sot në “Xing me Ermalin” Elvana Gjata tregoi se ai e kishte ngushëlluar pas skualifikimit të saj nga “Ethet”. Këngëtarja tha se skualifikimi e kishte mërzitur shumë dhe se kishte filluar të qante me dënesë, por Mamaqi i cili në atë kohë ishte pjesë e grupit “The Dreams” i kishte thënë se do këndonin bashkë në skenë.
“Pas skualifikimit nga “Ethet e së premtes” fillova të qaj. Aty erdhi Ermali dhe më tha: Mos u mërzit, javën që vjen do të këndojmë bashkë tek “Maratona e Këngës Popullore” dhe ti do jesh një shkallë më lart”, tregoi Elvana Gjata.
Gjatë emisionit po ashtu është shfaqur edhe një video nga bashkëpunimi i tyre i parë ku këngëtarët shihen teksa këndojnë sëbashku, me veshje të cilat sot konsiderohen nga ata si të dala mode./tvklan.al