AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 23:12

Tronditet Britania e Madhe, bie tërmeti më i madh në 10 vite

Tronditet Britania e Madhe, bie tërmeti më i madh në 10 vite

Uellsi dhe jug-perëndimi i Anglisë u tronditën nga tërmeti më i madh që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në 10 vitet e fundit.

Tërmeti ishte me magnitudë, 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe e kishte epiqendrën 8 milje nga Veri-Lindja e Swansea

Është tërmeti më i madh që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në një dekadë pas tërmetit 5.2 ballë të regjistruar në Lincolshire në vitin 2008.

Megjithatë nuk u raportua për asnjë të lënduar përveç disa ndërtesave që pësuan dëme, por shumica e njerëzve e ndjenë tërmetin për një kohë shumë të shkurtër.