AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 22:44

Rita Ora ia merr valles së shotës, RTK ndërpret transmetimin

Rita Ora ia merr valles së shotës, RTK ndërpret transmetimin

Kur këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ishte në kulmin e koncertit në Prishtinë duke kënduar këngën e “Shotës” e paralajmëruar nga këngëtarja si befasi për këtë koncert, RTK-ja ka dështuar transmetimin e saj, raporton Insajderi.

Radio Televizioni i Kosovës, ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejt  të koncertit të Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në momentin që ora ka shënuar 22:00, Televizioni Publik e ka ndërprerë transmetimin e koncertit për t’i transmetuar lajmet e orës 22:00.