AKTUALITET, 18 Mars 2019, 15:42

VIDEO/ Shkrimtari dhe publicisti i njohur në RAI 2: Shqipëria është Narkoshtet

Ish Kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e  tij në facebok një video ku dëgjohet qartë deklarata e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Petro Gomez, në Rai 2.

Ai deklaroi se “Shqipëria është Narkoshtet”!

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:

Shqipëria është Narkoshtet!

Petro Gomez, shkrimtar dhe publicist i njohur deklaron në Rai 2:

“Shqiperia është narkoshtet”.

Furnizues kryesor edhe i drogave sintetike

47% e GDP vjen nga trafiku i drogës”!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje dr, në Rai2 emisioni Popolo Sovrano, të ftuar Peter Gomez (gazetarë/shkrimtarë) si dhe Vittorio Sgarbi etj..

Si tematike po diskutohet për drogat e reja sintetike dhe ndër të tjera Shqipëria u permend disa herë nga P.Gomez si furnizues kryesor i ketij tregu duke u etiketuar si Narko-Shtet si dhe 47% e prodhimit të brendshëm lord vjen pikërisht nga trafiku i narkotikëve.

Sigurisht një mesazh dhe etiketim shum i hidhët për Shqipërinë dhe shqiptarët por fatkeqësisht mbase edhe i vertetë.

[video width="426" height="234" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/rai.mp4"][/video]