Linja e transmetimit 400 KW në Laç është sulmuar ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Këtë lajm e ka bërë publik, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në Twitter.
Zëdhënësja e Qeverisë ka akuzuar Partinë Demokratike se fshihet pas këtyre akteve.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KË në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, thekson Spiropali.