AKTUALITET, 18 Mars 2019, 15:07

Qëlluan me vezë Ramën, Apeli s’pranon anikimimin e studentëve

Qëlluan me vezë Ramën, Apeli s’pranon anikimimin e

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka pranuar ankimimin e tetë studentëve të cilët qëlluan me vezë Edi Ramën në vitin 2015. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin me 40 orë punë publike për 8 studentët.

Gjykata ka pohuar se ankimimi i kërkuar nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.

Ngjarja ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentë goditën me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.

Studentët të cilët do të vijojnë të shlyejnë dënimin e përcaktuar nga Gjykata e Tiranës me orë pune në komunitet janë: Liri Kuci, Klodi Hoxha, Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Cipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.