TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, të premten në mbremje, ishte i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ku u pyet nga moderatori i emisionit për GDP-në, ose në shqip, Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Kryeministri nuk dinte të konfirmonte një shifër të saktë të GDP-së dhe ndryshoi menjëherë temën e bisedës. (video më poshtë).
Sigurisht, kryeministri i vendit, nuk mund të dijë gjithçka, por është e pafalshme që drejtuesi i qeverisë, të mos dijë GDP-në e vendit, ndërkohë që flet për përqindjen e GDP-së, që do të vihet në dispozicion nga qeveria, për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Me sa duket, i vetëshpalluri "baba" i të gjithëve në këtë kohë krize, duhet të shpenzojë më pak kohë në ERTV dhe të fillojë të mësojë disa shifra dhe të dhëna kyçe, për ekonominë e vendit që drejton. Ndoshta ministri i koronavirusit, Arben Ahmetaj, mund ta ndihmojë në këtë rast.
Sipas Bankës Botërore, GDP-ja e Shqipërisë, ishte rreth 15.1 miliardë dollarë në vitin 2018.
/TPZ.al/
VIDEO:
[video width="960" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/04/rama-nuk-di-gdp.mp4" poster="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/04/Screenshot-2020-04-05-at-22.25.00.png"][/video]
GDP e Shqipërisë:
EMISIONI I PLOTË: