Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është shtruar në spital, konfirmon Downing Street.
Dhjetë ditë më parë, Johnson rezultoi pozitiv me koronavirusin Covid-19.
"
Zoti Johnson vijon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë të lartë", u shpreh një zëdhënëse.
Kryeministri do të bëjë disa teste dhe mjeku i tij, ka rekomanduar shtrimin në spital si një masë paraprake.
"
Kjo është një masë paraprake, duke qenë se kryeministri ka simptoma të vazhdueshme të koronavirusitm dhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me këtë virus. Kryeministri falenderon NHS-në [shërbimi shëndetësor], për punën e tyre të jazhtëzakonshme dhe fton publikun të vijojë të ndjekë këshillat e qeverisë, duke qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS-më dhe për të shpëtuar jetë", shtoi zëdhënësja.
Ditën e djeshme u mësua se edhe e fejuara shtatëzënë e kryeministrit Johnson, është infektuar me koronavirus dhe po qëndron e izoluar.
/TPZ.al/