AKTUALITET, 5 Prill 2020, 22:06

Kryeministri irlandez bën gjestin e papritur, heq kostumin, rikthehet në punë si mjek për të luftuar koronavirusin

Kryeministri irlandez bën gjestin e papritur, heq kostumin, rikthehet

Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin si mjek.

41-vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.

Po ashtu, shumë nga familjarët dhe miqtë e tij janë mjekë dhe janë përfshirë në luftën kundër koronavirusit dhe Varadkar u ofrua vetë për ta kryer këtë detyrë.

Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan.