AKTUALITET, 5 Prill 2020, 19:40

Shkon në 145 numri i personave të infektuar në Kosovë, konfirmohen pesë raste të reja sot

Ka shkuar në 145 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë, ku pesë raste të reja janë konfirmuar sot.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Gjakovë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

Që nga fillimi i epidemisë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, ndërsa Kosova ka regjistruar deri më tani vetëm një viktimë.