AKTUALITET, 5 Prill 2020, 22:00

Shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë/ Basha: Braktisja e tyre e papranueshme, qeveria të marrë menjëherë masa!

Shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë/ Basha: Braktisja e

Kreu i PD-së, Luzlim Basha, ka reaguar me tone të ashpra për situatën e shqiptarëve të bllokuar prej 4 ditësh në kufirin me Greqinë.

Me një shënim në rrjetet sociale, Basha thotë se kjo është çnjerëzore dhe e pafalshme, ndërsa i bën thirrje qeverisë që t’i lejojë ata të futen në vend.

“I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre”, shkruan mes të tjerash Basha.

Postimi i plotë:

Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

https://www.facebook.com/watch/?v=515860075956684