TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alban Skënderaj ka qenë i ftuar special në “Beer Fest” që organizohet në Prishtinë.
Ndonëse Albani në koncertet e tij karakterizohet për një publik të zjarrtë që këndon së bashku me të, performanca në Prishtinë nuk ka qenë e tillë.
Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, Albani është detyruar ta lërë atë në mes.
Kjo pasi disa të rinj kanë nisur të përleshen në mes të koncertit dhe Albanit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.
Në videon e publikuar nga “Telegraf” dëgjohet zëri i këngëtarit, i cili ju kërkon të ndalojnë.
Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 22:30 ka përfshirë të rinjtë e acaruar, të cilët nuk kanë ngurruar as të godasin njëri-tjetrin me tavolinat provizore.
Mësohet se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë në ngjarje.