LIFESTYLE, 25 Korrik 2019, 09:48

FOTO/ Elvana Gjata guxon të postojë foto pa grim, Ermal Mamaqi i bën komentin epik


Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata është një ndër emrat e showbizzit shqiptar që pëlqehet dhe komentohet shumë në  rrjetet sociale.

Elvana ka arritur shumë sukses kohët e fundit, që pas rikthmit nga skandali në bllok. Me këngën Tavolina e Mërzisë dhe në rolin kryesor në “Filmin Dy Gisht Mjaltë”.

Tani gjatë gjithë verës ajo është e ngarkuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, nga ku ndan momente edhe me fansat e saj në rrjetet sociale.

Këtë të mërkurë ka postuar disa foto në rrjetin e saj social, ku shafqet pa grim.

Edhe pse jemi mësuar që gjithmonë ta shohim të kuruar dhe me një performancë mjaftë të mirë, Gjata edhe pa pikë grimi duket shumë bukur, natyrale dhe e freskët.

Ndërkohë nuk ka munguar as komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi i cili ka një raport mjaft të ngushtë me kënëgtaren.

“Zemra mamit. Vdektë mami për ty… sh bukur ke dal mam. Bravo.”- shkruan Ermali.