TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grafisti i njohur Avni Delvina nuk ka qendruar indiferent ndaj përplasjes së artistëve dhe forcave policore përpara Teatrit Kombëtar.
Ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një punim ku shihet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nën uniformën e një polici. “Kapterri i Tironës”-e ka titulluar Avni Delvina, duke e cilësuar kështu Veliajn si personin përgjegjës për përplasjen artistë-policë.
Risjellim në vëmendje se përplasja ka zgjatur mëngjesin e sotëm dy orë, teksa po tentohej të nxirreshin materialet nga Teatri Kombëtar, në kuadër të urdhrit të lëshuar nga Ministria e Kulturës. Artistëve u janë bashkuar edhe qytetarë e ish deputetë të Partisë Demokratike, si dhe kryetari i saj, Lulzim Basha.
