LIFESTYLE, 25 Korrik 2019, 11:21

Ndjekësja i përmend ‘gjyshen pasanike’, Ilda Bejleri e bën të pendohet dhe t’i kërkojë falje publike (FOTO)


Ilda Bejleri ndodhet me pushime në ishullin e famshëm grek, Mykonos. Por, ndërsa po shijon këto ditë të nxehta korriku, në një foto të publikuar në rrjete sociale, një ndjekëse i le komentin e pavend.

Ilda deklaroi pak ditë më parë se vjen nga një familje e pasur tiranëse, dhe ka të ardhura jo vetëm nga puna e saj si gazetare (Lexo këtu). Megjithatë, teksa ka postuar foto nga pushimet e luksit, ndjekësja nuk nguron t’i përmendë gjyshen, e cila nuk jeton më!

“Ti paguan gjyshia pushimet bravoo! E pac me jetë, t’u bëftë 100 vjeçe,”– i shkruan komentuesja në rrjete sociale.

Nuk jeton më, kshu që mjaft folët për njerëzit! Njerëz të vegjël!!”- i është kthyer Ilda Bejleri duke e bërë të pendohet ndjekësen.

Menjëherë pas kësaj komentuesja i ka kërkuar falje moderatores sportive: “Të më falësh, të jetë në jetë të vërtetë. Po kshu lexova”.