AKTUALITET, 3 Janar 2019, 18:55

VIDEO/ Retrospektiva e 2018-ës, Basha kujton aksionet e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar aksionet e PD-së gjatë vitit 2018.

1

Në përmbledhjen “me disa nga ngjarjet më të rëndësishme të 2018-ës”, Basha kujton përmes disa postimeve në “Instagram” protestën e 27 Janarit, mbështetjen e opozitës ndaj të përmbyturve në Shkodër, Konventën e të Përndjekurve Politikë, mbështetjen ndaj artistëve në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Më tej sjell në kujtesë protestën e 24 Majit, mbledhjet e opozitës së bashkuar, mbështetjen ndaj banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së.

2 3 4 5