AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 19:25

Makina bie në humnerë në Dajt pranë Surrelit, brenda saj tre persona

Makina bie në humnerë në Dajt pranë Surrelit, brenda saj tre

Rreth orës 18:30 të së dielës, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Policia thotë se brenda në mjet kanë qenë tre meshkuj.

Sipas policise 2 prej tyre ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjëndje më të mirë.

Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.