TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit ka harruar se si fitohet. Të besuarit e Zinedine Zidane u mundën nga Villareal 1 me 0. Në “Santiago Bernabeu” vendosi goli i mesfushorit të talentuar Fornals, me 21 vjeçarin që shndërroi në gol një kundërsulm të nëndetëses së verdhë.
Mbretërorët po vuajnë të gjejnë fitoren, duke pësuar humbjen e dytë në 3 takimet e fundit. Me këtë humbje 12 herë kampionët e Europës i japin lamtumirë titullit kampion, ku pas 18 javësh kanë grumbulluar 32 pikë, -16 nga Barcelona kryesuese, ndërsa Villarreal mban vendin e 5-të, një pikë më pak se madrilenët.