TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot fasoneritë e Fushë- Krujës për të bashkëbiseduar me pronarët dhe punonjësit lidhur me vështirësitë që po hasin nga koronavirusi.
Basha thotë se qeveria ‘Rama’ nuk ka dhënë asnjë ndihmë për këtë sektor duke rritur ndjeshëm papunësinë, por ulja e kërkesës në treg mund të sjellë falimentimin e këtij sektori.
POSTIMI:
Qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri. Edi Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë sepse ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve.
RAMAVIRUSI ka prekur rëndë biznesin fason në Shqipëri.
Punonjësit dhe pronarët e disa fasonerive në Fushë-Krujë ndanë shqetësimin dhe ngritën alarmin që lënia pa ndihmë e këtij sektori përveç rritjes së ndjeshme të papunësisë si pasojë e uljes së kërkesës së tregut për produkte, po e çon drejt falimentimit këtë sektor kaq jetik për shumë familje të kësaj zone.