TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte thirrur në një interpelancë në Kuvend nga Rudina Hajdari për çështjen e Teatrit.
Rama nuk iu përgjigj asnjë nga pyetjeve konkrete për shkeljet e ligjeve në shembjen e ndërtesës, por citoi fjalët e disa artistëve që ishin shprehur në favor të idesë së tij.
Rama tha se personalisht nuk ka më fjalë për Teatrin prandaj lexoi deklaratat e artistëve.
“I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin.
Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Molierit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni.
Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin.
Po i përgjigjem dhe Hajdarit që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jo të aktorëve politikë” – tha Rama dhe më pas përsëriti deklaratat e Robert Ndrenikës, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, Luftar Pajës, Altin Bashës, Enver Petrovcit, Artan Imamit, etj.