TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare sulmoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Balla theksoi se Basha është klienti më i madh i oligarkëve, me të cilët ka kontrata të mëdha.
“Luli nuk ka lidhje me jetën e shqiptarëve, që të jesh politikan nuk duhet të bësh teatër. Pa dashur të bëj replikë as me Zotin Stojku, dua tju them disa të vërteta të mëdha.
Tërmeti i 26 nëntorit është disa muaj larg, por brenda këtij viti çdo familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti do të jenë në shtëpinë e tyre. Të gjitha kantieret në zonat urbane do fillojnë punën.
Luli është klienti më i madh i oligarkëve që ka kontrata të mëdha financiare. Nuk ka nevojë për 400 mijë lekë. Mjaft më me teatër, mjaft më ky diskutimi se si do të ktheheni në Parlament ju apo ne vitin e ardhshëm. Kjo nuk ju intereson shqiptarëve.”, tha Balla.