AKTUALITET, 28 Maj 2020, 12:33

“Gjaku nuk bëhet ujë”/ Presidenti Meta nxjerr foton me pasardhësin e heroit, Vasil Laçi

“Gjaku nuk bëhet ujë”/ Presidenti Meta nxjerr foton me


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë sot me ndjekësit e tij në facebook, një foto, me pasardhësin e Heroit Vasil Laçi.

“Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij.

GJAKU NUK BËHET UJË!

Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm!”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook.

Një ditë më parë, kreu i shtetit dekoroi Vasil Laçin, pas vdekjes me rastin e 79-vjetorit, Meta i akordoi Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.