TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Myslim Murrizi është shprehur gjatë emisionit “Arena” se pritet që situata në shtator dhe në tetor të tensionohet në vendin tonë. Ai ka paralajmëruar një ’97 të dytë.
Murrizi teksa ka komentuar ecurinë e Reformës Zgjedhore, e ka quajtur atë si hipokrizinë e rradhës, duke shtuar se 12 deputetë të grupit parlamentar ku ai bën pjesë, do t’i dalin kundër.
“Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si ’97 . Mund të jetë si ’97, do të jemi këtu, unë nuk uroj por, 15 palaço politikë, 15 hajdutët e parave publike prej 20 vjetësh, unë nuk besoj se në vitin 2020, 30 vjet pasi është shembur komunizmi t’i vënë shqelmin në fyt 5 milionë shqiptarëve.
Nuk ka hipokrizi më të madhe se një reformë që nuk e realizon për 3 vjet, do ta bëjmë për 3 ditë, është krijuar komisioni i reformës zgjedhore në 2017 për 3 vjet, tani thonë do e bëjmë deri më 31 maj.
Kryetari i grupit tjetër parlamentar zoti. Stojku, së bashku me mua, si kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, nesër (sot) bëhemi 12 deputetë tek ky grup, por edhe deputeti Nimet Musai, do të dalim me një deklaratë nesër që ne nuk e votojmë dhe nuk marrim urdhër nga këta që hyjnë e dalin fshehurazi nga selitë e partive”, ka thënë Murrizi.