TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD dhe anëtari i Kryesisë së saj, Klevis Balliu shprehet se ashtu siç hoqën Valdrin Pjetrin, ashtu do të hiqet edhe kryeministri Edi Rama.
I ftuar në Ora News, Balliu paralajmëroi se, Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruar.
"Në mënyrë që të shkatërrohet krimi, duhet të shkatërrosh kokën e krimit që është Edi Rama. Pa largimin e Ramës dhe çuarjen e tij në dyert e drejtësisë ku ai duhet të ballafaqohet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sesi do ta heqë opozita, të njëjtën pyetje bënin më parë kolegët tuaj për Saimir Tahirin, për Fatmir Xhafën, për Valdrin Pjetrin, për Elvis Roshin, për Mark Frrokun. Përgjigjja është e njëjtë, një e nga një.
Siç i kemi hequr ashtu do të heqim edhe Edi Ramën. Të jeni të bindur që ajo kohë është më e afërt se kurrë. Rama dhe qeveria e tij i kanë ditët e numëruar", është shprehur ndër të tjera Klevis Balliu.