AKTUALITET, 13 Tetor 2020, 13:02

(VIDEO) Përmbytet Durrësi, vështirësohet kalimi i automjeteve

(VIDEO) Përmbytet Durrësi, vështirësohet kalimi i


Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Durrësit, duke vështirësuar dhe kalimin e automjeteve apo kalimtarëve.

Të përmbytura janë disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve e ka bërë situatën edhe më të vështirë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-13-at-12.32.19-PM-Copy.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-13-at-12.33.29-PM-Copy.mp4"][/video]