AKTUALITET, 13 Tetor 2020, 12:22

“Ordiner që nuk e do integrimin”/ Strazimiri-Ramës: Po mashtron me shifrat për vrasjet, po bën karshillëk ndaj Merkelit


Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e vrasjeve në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Strazimirit thekson se Rama është një mashtrues ordiner që nuk e do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Madje sipas tij kreu i shtetit mashtron edhe gjatë bisedave me kancelaren gjermane, Angela Merkel për nivelin e kriminalitetit në vend.

Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner, tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin…. Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta! Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi! Pengesa është qeveria shprehet ndër të tjera Strazimiri.

Reagimi: 

Karshillëk Kancelares Merkel…?! Një ditë pasi Kancelarja Merkel i telefonon dhe në emër të integrimit i kërkon të luftojë krimin e organizuar, ky mashtrimi i zakonshëm me “uljen e numrit të vrasjeve” merr përmasa karshillëku ndërkombëtar…

Them karshillëk, sepse ky e di që edhe Kancelarja Merkel e di, pasi këtu veç ambasadës ka edhe ca duzina oficerësh të Bundeskriminalamt të instaluar në Tiranë, pikërisht se ky është bërë njësh me krimin.

Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” nuk është as strategji e as luftë kundër krimit.

Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, të llogarisësh 3 të vrarë si 1 vrasje të vetme, është mashtrim i ulët.

Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner, tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin…. Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta!

Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi!

PENGESA ËSHTË QEVERIA!