TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim për korrupsionin, në një konferencë ku merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Rama bëri edhe një shpjegim të detajuar, se çfarë është korrupsioni dhe si dallon korrupsioni nga vendet e zhvilluara tek ato në zhvillim.
Rama shpjegoi me kompetencë, se korrupsioni ëhtë si djalli, që fle tek qeniet njerëzore dhe se është pjesë e jetës.
"Natyrisht dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim, në aspektin e korrupsioni nuk është një dallim mes popujve, nuk është një dallim gjenetik, por sistemik. Vendet e zhvilluara nuk janë imune ndaj korrupsionit, sepse korrupsioni është si djalli, që fle brenda tek i gjalli, është pjesë e jetës njerëzore, por vendet e zhvilluara kanë sisteme të cilat e bëjnë tejet të vështirë penetrimin e korrupsionit", tha Rama.
Ndër të tjera, Rama deklaroi se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët si puna e tij, por gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
"Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, kanë qenë pjesë, por ka qenë korporata e gjykatësve dhe prokurorëve, që ka garantuar pandëshkueshmërinë në sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do kishte qenë as korrupsioni spektakolar dhe vrastar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë, urbani i korrupsionit 30 vjeçar, që është fiks tek korporata që vettingu po e shpërbën, por nuk mjafton, atëherë ngrehina nuk do të qëndrojë dhe historia do të përsëritet keq", tha Rama.
/TPZ.al/