TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për situatën e pandemisë në vend.
Kryedemokrati iu referua një artikulli të Zerit të Amerikës, ku thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë.
Basha me tone të ashpra i bëri thirrje Ramës që të marrë përgjegjësisë, ndërsa u kërkoi edhe mjekëve që të mos heshtin.
Sipas kreut të demokratëve sistemi i shëndetësisë është në kolaps.
“Një lajm nga Zëri i Amërikës tregon peripecitimin e situtës së pandemisë. Koha e kaluar nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria dhe kryeministri të nxirrnin mësimet e duhura. Sot, nga burime të brendshme të dy spiatkeve kapacitete e tyre për të trajtuar të infektuar janë të shteruar. Që do të thotë se numri total i të infektarëve është i barabartë me kapacitet që këtko spitale kanë për të trajtuar. Cfarë po bëhet me Covid 3. Nuk ka Covid 3 , ka vetëm propagandë. Ajo që kemi paralajmëruar para dy javësh, sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit po ndodh. Është realitet, jo më paralajmërim.
I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë është Edi Rama. E keni parë që i ëhstë rikthyer ritualit të dërdëllitjeve, por sa i përket Covid ka vetëm një fjalë vini maskën. Masjë që një në tre shqiptarë nuk ka lekë ta paguajë. Ky thotë vini maskën ose ju vura gjobën. Ka njoftuar paketën e tretë, ndërkohë që nuk ka paketë të tretë. Na ka rënë goja këto gjashtë muaj që të merre masa për testime masive. Dhe sot është Zeri i Amerikës që thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë. Kjo është për ndjekje penale. Por do ketë kohë për këtë. Të lërë gërrvërret si Robert camcakëzi në të njëtin kantier dhe të marrë masa për sistemin shëndetësor.
Kjo është përgjegjësi e Edi Ramës dhe e kukullave të tij, që kur vjen puna për tendera sekretë janë të parët për të vjedhur.
Të ngerjën zërin dhe të kërjojnë urgjentisht nisjen e protokollit të parë para se të rritet numri i të vdekurve. Duhet të përfshihet mjeku i familjes. Mjekët të mos heshtin përndryshe janë përgjegjës”, deklaroi Basha.