TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar sot raportin sa u takon mbledhjeve on line që kryhen në Kuvendin e Shqipërisë. ISP shpreh kritika që deputetët u lejuan të votojnë dhe të marrin pjesë në diskutim, teksa ishin duke udhëtuar. ISP ka publikuar rastin e deputetit Ilir Beqaj, i cili ka marrë pjesë në mbledhje teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë.
Raporti:
Kuvendi i Shqipërisë ishte nga institucionet e para që aplikoi punimet online edhe gjatë periudhës së emergjencës së COVID-19. Kjo meritë vlerësohet dhe Instituti i Studimeve Politike e ka bërë këtë në disa raportime të tij.
Nga ana tjetër, disa raporte, deklarime, sugjerime dhe rekomandime i kanë kërkuar Kuvendit të përmirësojë standardin e punës dhe t’i japë integritet aktivitetit parlamentar duke filluar nga gjëra minore, siç janë detyrimi që deputetët të marrin pjesë në mbledhjet online nga mjediset e Kuvendit, të zyrave apo të ambienteve të tjera të përshtatshme që mundësojnë shqyrtimin, diskutimin dhe vendimmarrjen serioze të akteve parlamentare. ISP në dy raste shprehu kritika që deputetët u lejuan të votojnë dhe të marrin pjesë në diskutim ndërsa ndodheshin në automjete në udhëtim, – një situatë që jo vetëm vjen në kundërshtim me Rregulloren dhe me Kodin Rrugor, por edhe pamundëson de facto debatin dhe vendimmarrjen efektive mbi ligjet. Kuvendi ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë përmirësuese në këtë drejtim.
