TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parcelë me 1000 rrënjë ujore kanabis ka zbuluar policia greke në qendër të Athinës, në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare.
Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat e kanabis, të ngjashme me një mini Amazonë, si janë shprehur pas operacionit. Pronarët e parcelës, 4 shqiptarë, dy 35-vjeçare, një 37 dhe një tjetër 39 vjeç u arrestuan gjatë operacionit.
Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.
Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis bimore; Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës; 4 celularë. Kostoja e sasisë së kanabis të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot.