TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PSG është finalistja e parë e Champions League. Francezët edhe një herë kanë treguar se janë tjetër nivel dhe një skuadër si Leipzig e kishte të pamundur t’i bënte ballë yjeve parizienë. Përveç portierit Navas, i gjithë “arsenali” i Tuhel ishte në fushë dhe askush nuk zhgënjeu, duke arritur të fitojnë pastër me shifrat 0-3.
Një ndeshje, që foli thuajse e gjitha për ta. Sfidën e hapi Markinjos, që fluturoi mbi të tjerët dhe i mori më të mirën krosit të Nejmar. Më pas skenën e mori Anhel Di Maria, padyshim “lojtari i ndeshjes”. Argjentinasi fillimisht shënoi pas asistit të Nejmar (dy asiste sonte) e më pas asistoi për Bernat në pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë për të tijët.
Formë e shkëlqyer e skuadrës së Tuhel në Champions League, ku në 34 ndeshjet e fundit kanë mundur të gjejnë të paktën një herë golin, duke barazuar Real Madrid në këtë arritje. Tashmë PSG pret e qetë gjysmëfinalen mes Bayernit dhe Olimpik Lyon për të mësuar sfiduesin në betejën finale të Champions League të këtij sezoni.
Leipzig-PSG 0-3
Markinjos 13′, Di Maria 42′, Bernat 56′