SPORT, 16 Gusht 2020, 15:35

Sulmuesi i Kombëtares prish marrëveshjen me Levanten

Sulmuesi i Kombëtares prish marrëveshjen me Levanten

Armando Sadiku del lojtar i lirë në treg. Futollisti i Kombëtares Shqiptare ka zgjidhur me marrëveshje kontratën që e mbante të lidhur me Levanten edhe sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kuqezi ka luajtur gjatë dy sezoneve të fundit i huazuar te Lugano e së fundmi te Malaga. 29-vjeçari i lindur në Cërrik tashmë është në kërkim të një destinacioni të ri, ku do të mund të shfaqë potencialin e tij.

Njoftimi i Levantes:

“Levante UD dhe Armando Sadiku kanë arritur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën që i mbante të lidhura palët deri më 30 qershor 2021.

Futbollisti shqiptar arriti te skuadra e Levantes në Janar 2018 nga Legia e Varshavës. Një vit më vonë, ai u bashkua me FC Luganon dhe në shtator 2019 u la me huazim te Málaga CF.

Ne, nga Levante UD duam t’ju falënderojmë për punën dhe profesionalizmin tuaj si dhe dëshirojmë të keni sukses si profesionalisht ashtu edhe personalisht.”