SPORT, 16 Gusht 2020, 10:42

Mbape ironizon pas kualifikimit të Lion: Liga e Fermerëve


Lion ia doli të mposhtte 1-3 Mançester Sitin favorit dhe në këtë mënyrë siguroi biletën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu, së bashku me PSG do të përfaqësojnë Francën në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Por, në Kontinentin e vjetër, Liga franceze është parë gjithnjë me dyshim duke u cilësuar e dobët në krahasim me ligat e tjera europiane.

Megjithatë, tashmë që në gjysmëfinale janë dy klube nga Franca, Kilian Mbape ka gjetur momentin për të bërë ironi.

Në një foto ku shihet festa e futbollistëve të Lion për kualifikimin, sulmuesi i talentuar shton: “Liga e Fermerëve”.

Një epitet që i është vendosur Ligue 1 për nivelin e ulët, por që në këtë sezon kanë treguar se nuk janë inferior ndaj askujt duke eliminuar klube italiane e angleze.