TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi keq për Prishtinën vetëm pak orë para zhvillimit të ndeshjes paraeliminatore ndaj Lincoln të Gjibraltarit. Plot tetë anëtarë të fitueses së këtij edicioni të Kupës së Kosovës kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus e për rrjedhojë kjo sfidë nuk do të zhvillohet.
Prishtina po pret me ankth vendimin e UEFA-s për këtë rast, por duke marrë në konsideratë atë që ndodhi me Dritën e Gjilanit, që humbi 3-0 takimin Linfield në paraeliminatorët e Championsit, frika është e madhe se aventura në Europë e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku do të mbyllet ende pa nisur.