SPORT, 16 Gusht 2020, 23:10

Europa League ka një “Zot”, Sevilla thyen edhe United!

Europa League ka një “Zot”, Sevilla thyen edhe United!

Kur përmend Europa League, përmend emrin e Sevilla. Sado jashtë formës më të mirë dhe sado probleme të kenë, spanjollët janë “Zot” në këtë kompeticion.

Kjo gjë, u vërtetua dhe në sfidën e sotme ndaj Manchester United, duke triumfuar me përmbysje 2-1. Ishte Bruno Fernandes ai që shënoi me penallti që në minutën e nëntë të sfidës.

Suso barazoi që në pjesën e parë, pas një krosimi perfekt të Reguilon, ndërsa De Jong, i ardhur nga stoli, përmbysi gjithçka pas një asisti perfekt të Jesus Navas. Sevilla në finale, United në shtëpi…

Sevilla-Manchester United, 2-1

26′ Suso, 78′ De jong / 9′ (p) B. Fernandes