Prej ditësh rrjeti po “zien” nga lajmi se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë në një romancë dashurie.
Pak ditë më parë në një intervistë Jonida Maliqi pranoi se ishte e lumtur në jetën e saj personale por nuk e konfirmoi hapur lidhjen e saj me aktorin.
Mirëpo duket se tani nuk fshihen më, pasi në emisionin “Treshat” që pritet të startojë të enjten ku e ftuar do të jetë këngëtarja Jonida Maliqi.
Në promon e këtij emisioni Jonida flet për dashurinë e vërtetë dhe në një nga sekuencat aktori dhe këngëtarja shkëmbejnë një puthje.