Ajo publikon foto nga përditshmëria e saj ku nuk mungojnë dhe foto të bashkëshortit dhe vajzës së saj katër vjeçare.
Dhe ditë më parë ajo ka publikuar një foto ku Amara shfaqet së bashku me babain e saj , ku ky i fundit po i tregonte një përrallë të bijës. Por Instagrami ja ka fshirë foton moderatores për arsye nuditeti.
Arsyeja ishte pasi vogëlushja Amara nuk mbante sytjena. Moderatorja shpërndau mesazhin e ardhur nga Instagram- i ndër të tjera thuhet: “Dëshirojmë ta mbajmë Instagram- in një vend të sigurt për këdo” dhe shkroi:
“Tani, unë realisht nuk e di sa i sëmurë psikik duhet të jesh që t’i bësh raport një fotoje të mrekullueshme ku Amara ka dalë me babain e saj, duke i treguar përralla, me arsyen që Amara, një vajzë 4 vjeçe s’ka veshur Reçipeta.
Instagrami sapo e fshiu këtë foto me pretekstin se kishte nudity (nuditet) dhe pamje të pahijshme për Instagram. “I mean, WHAT THE FUCK!” (Çfarë dreqin!)
Duke qenë se mua ma fshiu Instagram- i foton, nëse dikush nga gjithë ndjekëset që kanë komentuar me ato dy të sëmurat psikike që thonin se është turp të dali vajza kështu, i kanë emrat ju lutem të m’i japë që t’i bëjmë të dyja faqeve një raport kolektiv.
Sepse janë qenie si ato që e bëjnë të shëmtuar Instagram- in dhe duhet të zhduken që këtu!!!!”
Një pjesë e mirë e komentuesve kanë përkrahur Aulonën duke mos qenë dakord me vendosjen e reçipetave në një moshë të tillë, të tjerë kanë treguar se është vetë Instagram- i ai që nuk lejon publikimin e fëmijëve të zhveshur, në emër të mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut.