TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 18-vjeçar nga Kukësi ka zgjedhur të shkojë krejtësisht ndryshe nga shokët e tij në maturë. Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka zgjedhur të ëmën si partnere për ta shoqëruar në mbrëmjen e maturës.
Kuksiani parakaloi në tapetin e kuq teksa i kishte futur krahun nënës së tij, një grua tradicionale malësore me shami në kokë.
Ai madje i dha një puthje në sy të të gjithëve, teksa maturantët e tjerë e duartrokitën.
Fotot e tij janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.