LIFESTYLE, 2 Korrik 2019, 12:49

Kejvina dhe Tayna “twerk” në koncertin e Malumës, menaxheri i VIP-ave i nxjerr sekretin reperes

Kejvina dhe Tayna “twerk” në koncertin e Malumës,


Këngëtarja e shumë  hiteve, së fundmi edhe e hitit “Caliente”, që po bën bujë në të gjitha clubet ne Shqipëri dhe Kosovë  është parë në shoqërinë e dy miqve të saj,  menaxherit të VIP-ave, Xhani Demika dhe mikeshës së saj, ish-velines së  “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella, në koncertin e këngëtarit latin, Maluma që u mbajt në Itali.

Kujtojmë që pak kohë më parë dy shoqet, Tayna dhe Kejvina kishin dhe një “konflikt”.  Shkak i këtij “konflikti”  ishte vetë këngëtari latin,  Maluma. Vajzat njihen për pëlqimin që kanë ndaj këngëtarit, dhë  takimin me të e kanë marr si nje sfidë  midis shoqesh për idhullin e tyre.  Këtë gjë e kanë treguar dhe mbrëmë  gjatë koncertit ku janë filmuar nga miku i tyre Xhani duke kërcyer dhë kënduar të gjitha këngët e këngëtarit,  Maluma.

E ndërsa në një video të publikuar në llogarinë e tij të  Instagramit,  Xhani Demika ka pohuar  :” Ja është i vërtetë bashkëpunimi Tayna-Maluma”.

Në sfond  të videos shikohet këngëtarja duke pozuar krah këngëtarit Maluma.

[video width="202" height="358" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/07/q51ae.mp4"][/video]