AKTUALITET, 27 Maj 2019, 13:32

VIDEO/ “Një pjesë të zemrës e kam në Shqipëri”, kur Arba Kokalari fliste me pasion për shqiptarët: Ja pse ikëm në Suedi

VIDEO/ “Një pjesë të zemrës e kam në


Arba Kokalari është kryefjala e kësaj të hënë për të gjithë shqiptarët. Mbesa e Musine Kokalarit do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin Europian, ndërkohë që ajo vazhdon të flasë shqip rrjedhshëm, si dhe thotë se një pjesë të zemrës e ka në Shqipëri.

Katër vite më parë, e ftuar tek Ilva Tare në “Tonight”, ajo ka thënë:

E pashë që në Shqipëri s’kishte liri, erdha në Suedi dhe pashë që kishte liri dhe të drejta. Ikëm si familje në vitet ’90, kur unë isha 5 vjeç.

Unë aty ndërtova jetën time. Por një pjesë të zemrës e kam këtu në Shqipëri, dhe për shqiptarët. Mendoj se jam europiane.

Unë ndihem europiane, kur jam në Suedi nuk ndihem 100% suedeze, kur vij këtu po ashtu.