AKTUALITET, 27 Maj 2019, 11:59

FOTO/ Plagosja brenda lokalit në Lezhë, zbulohet autori. I dënuar për pengmarrje


Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit Ridvan Koca ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, në ambientet e një lokali.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal.