TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeprokurorja Arta Marku po raporton në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve për punën e organit të akuzës gjatë vitit 2018.
E pyetur se çfarë po ndodh me peshqit e mëdhenj, Marku tha se dosjet 339 dhe 184 janë ende nën hetim, pasi ka pasur rreth 700 CD të pazbardhura.
“Dosjet e përgjimeve janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Çështja 339 ka pasur 700 CD të patranskriptuara. Ju garantoj që shumë shpejt do kemi një vendimmarrje të shpejtë.
U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën”, u shpreh Marku.
Një prej deputetëve që ka ngritur më së shumti pyetje ka qenë Lefter Maliqi, ndërsa një prej dosjeve që ai përmendi është dhe ajo e vrasjes së ish-bankierit Artan Santo.
Pjesë nga diskutimet:
Maliqi: Publiku pret nga Prokuroria goditje dhe arrestime të peshqve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime në burgje me shumë vite dhe për vepra të vogla penale, sa janë dosjet e pezulluara për vitin 2018.
Çfarë është bërë për dosjet e përgjimit dhe pse kjo vonesë?
Braho: Ky raportim ka një specifik të veçantë. Është raportim për çështje kriminaliteti. Është e ndaluar që Prokurorja të flasë për çështje konkrete, ti shmangim
Marku: Ju thatë Bosët e krimit gjenden në qeveri.
Prokuroria nuk ka më atribute të tilla. Mund ti drejtoheni Prokurorisë së krimeve të Rënda. Dosja për Santon është jashtë periudhës për të cilën po raportojmë sot. Është çështje konkrete dhe nuk mund tu jap të dhëna për të.
Dosjet e përgjimeve janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Çështja 339 ka pasur 700 CD të patranskriptuara. Ju garantoj që shumë shpejt do kemi një vendimmarrje të shpejtë. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën.
Murrizi: Prokuroria e krimeve të Rënda mban raport këtu?
Manja: Nuk ka raportim të drejtueses se Krimeve të Rënda.
Murrizi: 700 CD e përgjimeve. Janë përgjuar prej vitesh thotë. Janë përgjuar kot për qejf këta. Është kthyer në call center prokuroria. Po bëjnë videoklip këta?
Çfarë është kjo gallatë që harxhohen pare nga taksat e shqiptareve.
A ndiheni përgjegjëse për një anëtar të KLP që rezulton bashkëpunëtor i sigurimit me emrin Venusi, se ka vajt me firmën tuaj?