AKTUALITET, 27 Maj 2019, 10:31

Arba Kokalari eurodeputetja e parë shqiptare, Meta: Përfaqësim dinjitoz, na bëri të lumtur të gjithëve

Arba Kokalari eurodeputetja e parë shqiptare, Meta: Përfaqësim


Presidenti Ilir Meta ka uruar eurodeputeten e parë shqiptare. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Arba Kokalari është një përfaqësim dinjitoz në Europën e Bashkuar.

Presidenti thekson më tej se kjo gjë i ka bërë të lumtur të gjithë shqiptarët.

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar! ,”- shkruan Meta.

Arba Kokalari është shqiptarja e parë që ulet në Parlamentin Europian. Ajo është europarlamentarja më e re, pjesë e Partisë së Moderuar.