AKTUALITET, 27 Maj 2019, 12:21

“Hajdut m*ti i Rinasit”, gazetarit të njohur i vjedhin valixhen. Rrengu i paparë që iu bëri punonjësve


Plaçkitjet e valixheve të udhëtarëve në Rinas janë kthyer në një fenomen të zakonshëm dhe mjaft shqetësues, ndërsa masat e marra nga autoritetet e aeroportit janë të pakta.

Rasti më i fundit është denoncuar nga gazetari Bardhi Sejdarasi, i cili qëllimisht ka vënë shishen e një parfumi të shtrenjtë në valixhe, e cila është grabitur.

Sejdarasi tregon se kishte për të udhëtuar nga Rinasi në Stamboll dhe më pas në Pragë, dhe qëllimisht kishte provokuar me një shishe parfumi bosh, e cila ‘’kishte avulluar” nga valixhja.

‘’Hajdut muti i Rinasit! U dogje kete here! Ne kutine e parfumit te shtrenjte ishte vetem shishja, pra bosh! Tani i duhet thene STOP hajduteve “kineze” te Rinasit. Policia kufitare dhe autoritetet duhet ta ndalojne kete masaker banale te vjedhjes se cdo gjeje! Turp, shume turp! “, shkruan mes të tjerave gazetari.

Postimi i plotë i gazetarit:

HAJDUTET ME ÇIZME TE…RINASIT!

Vijojne grabitjet diten me diell ne aeroportin kinez te Tiranes! Pas dollareve dhe eurove qe “mungojne” ne valixhet e pasagjereve te shumte, tani hajdutet rinasjane nuk pertojne te vjedhin cdo gje!

Ne linjen tranzit Tirane-Stamboll-Prage, te se shtunes kisha bindjen qe vjedhja do te ishte prezente! Ne valixhen direkte per Prage, vendosa nje kuti parfumi, cilesore dhe te shtrenjte sigurisht, dhe, ne te njejtin vend te valixhes nje krem pa asnje vlere. Parfumi kishte “avulluar” pa arritur dot ne Prage!

Hajdut muti i Rinasit! U dogje kete here! Ne kutine e parfumit te shtrenjte ishte vetem shishja, pra bosh!

Tani i duhet thene STOP hajduteve “kineze” te Rinasit. Policia kufitare dhe autoritetet duhet ta ndalojne kete masaker banale te vjedhjes se cdo gjeje! Turp, shume turp!

Njerez, reagoni kur iu vjedhin! Duhen zene per gryke halabaket hajdute te Rinasit qe bashkepunojne ne hajduterine e tyre te shpifur me kedo, jo vetem me policine kufitare e doganen, por edhe me HAJDUTET PRONARE TE RINASIT!