AKTUALITET, 3 November 2026, 21:30

"Vizita e Toni Gogut në burg natën, dhuratë për Veliajn!"/ Abilekaj: Veliaj po ndërton pistën e procesit politik ndaj tij

"Vizita e Toni Gogut në burg natën, dhuratë për

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Erion Veliaj po përpiqet të krijojë pistën e persekutimit politik dhe se vizita e Toni Gogut në burgun e Fierit në orët e mbrëmjes, i ka shërbyer si "dhuratë" për të ushqyer këtë pistë, sëbashku me avokatët e tij. 

"Kemi një palë që është Veliaj, personi i cili që nga fillimi i procesit, gjithmonë ka tentuar të shohë këtë në prizëm politik, si proces politik.  

Edhe deklarata e djeshme e avokatit, që Veliaj beson se arrestimin e tij e ka bërë Rama, është në shërbim të kësaj çështje, që avokatët e huaj të Veliajt e ndjekin si pistë. Edhe kur thonë transferimi i papritur në burg, janë të dhëna që nuk kemi vërtetuar dot. 

Veliajt në pistën që ka zgjedhur të ndjekë, vizita e ministrit i erdhi si dhuratë në një orar kur vizitat nuk lejohen. Edhe nëse ministri nuk e ka çuar atë mesazh dhe nuk e ka dërguar Rama, Veliaj mund të spekulonte me vizitën. Është në shërbim të pistës që ai vijon të ndjekë. Në shërbim të po kësaj piste, i çoi letër gjykatës për të mos marrë pjesë. 

Këto janë pretendimet e Veliajt, për të vijuar pastaj me pretendimet e atyre që mbrohen nga Veliajt, thonë transferimi i Veliajt ishte sekret shtetëror. Akoma nuk dihet përse është bërë transferimi. 

Spekulimet e tij janë të besueshme, me këtë të sekretit, pra që transferimi ka lidhje me një arsye politike. 

Ata pretendojnë se nuk ka izolim, por qelia ku është futur është pa dritare, që jep idenë e një dhomë izolimi, kushtet e asaj dhomë janë të papranueshme për këdo, aq më tepër kur vjen nga Durrësi, që është si kavaleshencë. 

Ministri pretendon se vizita ishte një inspektim, por për këtë do të kishte një urdhër inspektimi, grup inspektimi, e me rradhë.  E dyta, ministri nuk e njoftoi vizitën fare. Orari që ka zgjdhur është një orar që nuk i shkon një vizite pune. 

Këtu ka një problem me të vërtetën. Ne kemi një të burgosur, që është kryetar i Bashkisë së Tiranës, duam apo nuk duam, i cili gjendet sot në kushte të tilla, që e degdisin ku të duan, si të duan, nuk i japin shërbimet minimale.  

Të gjithë këto të dhëna, që jep version zyrtar qeveria, në tregojnë se kemi të bëjmë me një trajtim më të keq se të drejtat e një të burgosuri të zakonshëm", deklaroi Abilekaj.